I nxehti afrikan ‘pushton’ Kanadanë
Kanadaja ka vendosur temperaturën e saj më të lartë rekord pasi një fshat në British Columbia arriti 46.1C të Dielën.
Sipas Guardian, temperatura në Lytton, në jug të provincës më perëndimore të Kanadasë, kapërceu nivelin më të lartë të mëparshëm kombëtar prej 45C,vendosur në Saskatchewan në 1937.
Një paralajmërim i nxehtësisë ishte në fuqi edhe për pjesën më të madhe të Kanadasë perëndimore dhe agjencia e motit e vendit tha se rekorde të shumta ditore të temperaturës ishin thyer në të gjithë Kolumbinë Britanike.
Environment Canada pret që temperaturat të fillojnë të ftohen të martën. Në qytetin bregdetar të Vancouver, ku temperatura arriti kulmin në 31C deri në mes të pasdites të së Dielës, shumë njerëz u drejtuan për në plazh, megjithëse turmat u shfaqën më pak se zakonisht në nxehtësinë e fortë.