Çuçi, sulmon prokurorët e gjyqtarët

Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi doli në një konferencë për shtyp pasi vendi është tronditur nga ngjarjet kriminale. Por krejt ndryshe nga sa pritej, ai nuk mbajti asnjë përgjegjësi për situatën.

Për më tepër, Çuçi sulmoi sërish prokurorët dhe gjyqtarët duke thënë se ata po lirojnë kriminelët.

Në mënyrë cinike, Çuçi tha se policia nuk ndjek çdo makinë që mund të bëjë aksident dhe as nuk mund të monitorojë konfliktet fatale në orët e vona të natës.

Në fund, ai premtoi se do ketë një strukturim të drejtorive në rrethe, duke shtuar se në vend do vijnë drone për monitorimin e vendit.

“Ngjarjet e fundit janë të rënda, por policia nuk mund të ndjekë çdo makinë në vend dhe as të parandalojë një sherr në orën 01:00 të mëngjesit. Por edhe policia duhet të reflektojë, por mbi të gjitha të reflektojnë ata prokurorë e gjykatës që vazhdojnë me parimin KÇK.

Nuk dënon policia, por gjykata. Policia ndalon persona me armë, por fatkeqësisht përkundër kushteve të flagrancës çon në shpi të arrestuarit. Pavarësisht shtrëngimeve të reja të ditura në kodin rrugor, vendimet e gjykatave janë skandaloze”, tha Çuçi.