Meta: Ja faktet se në Shqipëri më 30 qershor u zhvilluan votime moniste!

Aktualitet

Presidenti Meta ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku paraqet, sipas tij, disa fakte se si në votimet e 30 qershorit, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë, ndërsa bën thirrje se kurrë më nuk do të kemi votime moniste në Shqipëri.

Ky reagim i Presidentit Meta vjen vetëm dy ditë pas mbledhjes së Gjykatës Kushtetuese, e cila u mblodh pas kërkesës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila si kryetare e Shoqatës së Bashkive, kërkon shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 2019-s.Postimi i plotë i Presidentit Meta:Kurrë më votime moniste në Shqipëri!Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.
Kurrë më votime moniste në Shqipëri!
Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.

Në mbledhjen e para dy ditëve, pas 11 orësh seancë maratonë, Kushtetuesja vendosi që të shtyjë marrjen e vendimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, për të kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias, për të vendosur më pas lidhur me ligjshmërinë apo jo të zgjedhjeve lokale të 2 viteve më parë.

Palët do të kenë mundësi që deri më 25 qershor që të formulojnë një pyetje, të cilën duhet t’ua drejtojnë anëtarëve të Venecias. Pas pezullimit të gjykimit, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e ka cilësuar si pozitiv qëndrimin e “Kushtetueses”, duke shtuar se beson që do të merret një vendim që do të ndihmojë për demokracinë e vendit.