Berisha: Vendimi i Blinken, pa asnjë prove, hakmarrje e Rama-Soros

Aktualitet

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendimi për shpalljen ‘non grata’ nga Sekretari amerikan i shtetit është produkt i lobimit hakmarrës dhe shpifës te Kryeministrit Rama dhe miliarderit Xhorxh Soros. Ne një shënim për Institutin Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe te Lindjes se Mesme, Berisha ka theksuar faktin se ndaj tij dhe familjes se tij nuk ka asnjë fakt apo provë për përfshirje në abuzime me fondet publike apo forma të tjera korrupsioni.

Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes se Mesme ka publikuar një shënim shpjegues të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha lidhur me shpalljen e tij non grata nga sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken. Në shënimin e titulluar ‘Person non grata pa asnjë fakt dhe provë të vetme’, Berisha e cilëson vendimin e Blinken si të pabazë dhe produkt të lobimit hakmarrës nga Edi Rama dhe multimiliarderi Xhorxh Soros.

‘Lidhur me vendimin e 19 majit 2021 të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken për caktimin persona ‘non grata’ të Sali Berishës, gruas sime Liri Berisha, vajzës time Argita dhe djalit tim Shkelzen, për shkak të korrupsionit të rëndësishëm; Unë deklaroj në përgjegjësinë time më të plotë se ky vendim i papritur kundër meje dhe familjes time – pas tetë vitesh qe nuk mbaj asnjë post publik dhe pasi dhashë dorëheqjen nga çdo pozitë e udhëheqjes politike – është absolutisht i pabazë dhe thjesht i bazuar në keqinformimin e siguruar nga fuqia lobuese hakmarrëse dhe shpifëse e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe mikut të tij të ngushtë dhe mbrojtësit të tij, miliarderit George Soros’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha shkruan se ne 30 vjet karriere nuk është depozituar ne prokurori asnjë ankese ndaj tij apo familjes se tij për abuzim me fonde publike apo forme tjetër korrupsioni.

‘Unë mund t’ju siguroj se gjatë gjithë karrierës time 30-vjeçare në politikë, megjithë shpifjet dhe akuzat e shumta nga kundërshtarët e mi, asnjë individ apo institucion vendas ose i huaj nuk ka depozituar ndonjë ankesë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, as nuk ka paraqitur asnjë fakt apo provë të vetme kundër meje ose familjes time për ndonjë abuzim me fondet publike ose ndonjë formë tjetër të korrupsionit.

Sa i përket familjes sime, do të doja të theksoja faktin se gruaja ime, Liri Berisha ka kaluar gjithë karrierën e saj mjekësore si pediatre duke shërbyer në një nga lagjet më të varfra të Tiranës. Me të dalë në pension, ajo ka administruar Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë dhe Fondacionin Nënë Tereza për 14 vitet e fundit, pa asnjë pagë ose shpërblim financiar. Për sa u përket fëmijëve të mi, ata gjithmonë e kanë respektuar rreptësisht ligjin. Burimi i të ardhurave të tyre është lehtësisht i verifikueshëm pasi deklarohet në Agjencinë e Deklarimit të Pasurive të Zyrtarëve të Lartë si dhe agjencitë e taksave dhe të ardhurave, para si dhe gjatë tetë viteve të fundit radhazi të administrimit të Kryeministrit Edi Rama.

Deri më sot, fëmijët e mi nuk kanë fituar asnjë qindarkë të vetme nga ndonjë fond publik ose janë vënë nën hetim për korrupsion nga ndonjë administratë, përfshirë atë aktuale, zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ose ndonjë entitet të huaj’, shkruan ish-kryeministri.

Berisha ka sjelle ne vëmendje letrën qe i ka dërguar sekretarit Blinken përmes së cilës i ka kërkuar bërjen publike te çdo fakti apo dokumenti që mund të mbështese vendimin e marrëe dhe nga ana tjetër ka cituar deklarimet e një zëdhënësi të Departamentit te Shtetit rreth  informacioneve mbi te cilat sekretari Blinken mori një vendim i tillë.

‘Si i tillë, duket se vendimi u bazua në: raporte nga OJQ – te cilat jane të gjitha te financuara nga George Soros, me të cilin kam një histori të gjatë kundërshtimesh dhe mosmarrëveshjesh të forta; raporte mediatike – te cilat të gjitha në Shqipëri kontrollohen nga qeveria aktuale dhe përfaqësuesit e saj; dhe hetimet anti-korrupsion të Qeverisë së Shqipërisë – një qeveri që renditet si një nga qeveritë më të korruptuara në Evropë’, vazhdon shënimin e tij ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha ka listuar arritjet e qeverise se drejtuar prej tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky sukses, shkruan ish-Kryeministri është vlerësuar lart nga administrata e Presidentit Bush, nga sekretarja e shtetit Hillary Klinton dhe nga vetë Blinken gjatë kohës që shërbente si keshilltar i zëvendes Presidentit Biden.

Berisha shpreh mirënjohjen për, mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë dhe theksoi faktin se gjatë gjithë karrierës së tij politike nuk ka hezituar për asnjë moment për të qëndruar në krah të SHBA-ve dhe të mbështesë çdo vendim në interes dypalësh apo të vendimeve në lidhje me rolin e udhëheqjes globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe paqen.

Berisha, në shënimin e tij, është ndalur edhe në denoncimet bazuar në fakte e dokumente, që ai ka bërë gjate 8 viteve të tij si deputet i opozitës për lidhjet e Kryeministrit Rama me korrupsionin e shfrenuar, heshtjen e tij ndaj raportit të OSBE në të cilin ai është akuzuar për 200 milion euro të fshehura në bankat offshore, apo për dhjetëra tenderë të dhëna për familjaret e tij.

Po ashtu ai ka theksuar edhe denoncimet e bëra ndaj Kryeministrit Rama dhe dy prej ministrave te tij te Brendshëm për lidhje me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar.

Berisha theksoi se kishte kritikuar sjelljet korruptive të qeverisë Rama për të lejuar kompanitë e naftës, pronë e Xhorxh Soros, të veprojnë në një zonë të mbrojtur në Shqiperi. 

‘Përsa më sipër, retorika ime në media si dhe në forume kombëtare dhe ndërkombëtare, ka qenë ajo e denoncimit të miliarderit George Soros si korruptuesi kryesor i politikës shqiptare dhe denoncimi i axhendës së tij që bie ndesh me interesin demokratik të Populli shqiptar. Ai e ka bërë këtë duke vendosur të gjitha OJQ-të e tij të financuara dhe sistemin e ri të drejtësisë në shërbim dhe në duart e Partisë Socialiste në pushtet.

Unë gjithashtu kam kritikuar veprimet korruptive dhe qëndrimet e Qeverisë së Z. Rama për të lejuar kompanitë e naftës në pronësi të Sorosit të veprojnë në një zonë të mbrojtur mjedisore në Shqipëri, ku operacionet e naftës janë rreptësisht të ndaluara nga ligji, duke krijuar ndotje të madhe në kurriz të shëndetit të njeriut dhe Mjedisit’, shkruan ish-kryeministri.

Berisha ka përmendur në këte shënim edhe kundërshtimin e tij të fortë ndaj projektit për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, projekt ky i hartuar nga fondacioni Shoqëria e Hapur e Xhorxh Soros në Beograd.

Berisha ka risjellë në vëmendje vendimin e tij për të paditur në Gjykatën Korreksionale të Parisit sekretarin Blinken. Berisha thekson se padia i tij nuk synon të rrëzojë vendimin e sekretarit Blinken-pasi kjo është e drejta e tij ekskluzive, por të nxjerrë të vërtetën, të bëjë transparencë të plotë dhe të shuajë si të pabazë shpifjen në të cilën bazohej vendimi i tij.