Brazili kryeson Grupin B të “Copa America” me 9 pikë të plota

Sport

Seleção ka arritur një fitore drithëruese në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj Kolumbisë, në ndeshjet e grupit B në “Copa America”. Ajo mundi të kthehente disavantazhin 1-0 dhe të triumfonte 2-1 në minutat shtesë të takimit.

Është hera e parë në tetë ndeshjet e fundit, që Brazili ishte në disavantazh në një ndeshje. Luis Diaz (10’) realizoi golin e epërsisë për Kolumbinë, ndërsa Roberto Firmino (78’) barazoi për Brazilin. Golin e fitores erdhi në minutën e 10-të të kohës shtesë me anë të Casemiros.

Pas kësaj ndeshjeje të tretë, Brazili kryeson Grupin B të “Copa America” me 9 pikë të plota, 5 më tepër se Kolumbia që është e dyta. Po 4 pikë ka edhe Peruja, që renditedt në vendin e tretë, të pasuara nga Ekuadori edhe Venezuela me nga 2 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *