Zjarrfikësi që drejtonte kokainë nga Zvricra drejt Gjermanisë ishte dhe patronazhist i PS-së

Aktualitet

Sekretari  i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar faktin se, Ndriçim Harka, punonjës i Bashkisë së Tiranës në sektorin e zjarrfikësve është edhe një nga patronazhistët e PS-së.

‘ Patronazhisti i PS, trafik droge për blerjen e votave për llogari të regjimit Rama-Doshi’, shkruan Bardhi në një reagim të tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së.

Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës. Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë.

Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend.

Image
Image