Dhunohet drejtoresha e Bashkisë Tiranë, Erinda Fino

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku policia raporton se është dhunuar drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreancionit. Erinda Fino, 40 vjeçe, me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit është dhunuar nga një person, me iniciale M.P.

Agresori tashmë është arrestuar nga policia, ndërsa ende nuk dihen shkaqet pse drejtoresha e Bashkisë Tiranë është qëlluar nga ky person.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, thuhet në njoftimin zyrtar.