Sot Hungari-Portugali luhet në stadiumin ‘Puskas Arena’ në Budapest.

Sport

Një tjetër përballje interesante do të jetë edhe ajo mes Hungarisë dhe Portugalisë. Fillimisht, nga ora 18:00, hungarezët dhe portugezët do të zhvillojnë takimin e tyre, duket kërkuar që të fillojnë Kampionatin Evropian me fitore.

Portugalia do të mbështetet si gjithnjë te Cristiano Ronaldo që ka bërë me dije se është tejet i gatshëm për këtë fazë.

Nga ana tjetër, Franca dhe Gjermania takohen nga ora 21:00, e që do te përmbyllë edhe këtë rreth të parë të fazës së grupeve.

Takimi i Hungarisë me Portugalinë do të luhet në stadiumin ‘Puskas Arena’ në Budapest.
Derbi mes “Gjelave” dhe “Die Manschaft” do të zhvillohet në ‘Allianz Arena’ të Bayern Munichut.