Nis në Kushtetuese seanca për ‘çështjen e Teatrit’

Aktualitet

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për ‘çështjen e Teatrit’.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb”, deklaratën e gjykatësve në sallën e gjyqit.

“Ju dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga gjykata. Edhe Presidencës ia kemi përcjellë jashtë afatit. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve”, ka thënë gjykatësit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, ka thënë se nuk janë administruar të gjitha provat që ka kërkuar Presidenti i Republikës.

“Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës”, tha Dervishaj.