Skerdjan Dhuli/ Të dielen për Bashen, Të hënen kundër Rames

Politike

Të dielën për Bashën, nga e Hëna të gjithë bashkë për të rrëzuar Ramën

Siç e kam thënë edhe herët e tjera, në zgjedhjet brenda PD unë do votoj Lulzim Bashën. Nuk kam një arsye specifike por një linjë logjike mbi pse-në e votës pro tij.Nëse të gjithë biem dakord se 25 Prilli ishte masakër elektorale, atëherë zgjidhja është vazhdimi i luftës dhe jo ndërtimi i gjeneralit. Në nisje të garës thashë se “në luftë gjenerali nuk preket” dhe këtë e besoj më fortë edhe sot.

A ka nevojë Basha për korigjime në veprimet e tij ? Po. Absolutisht po. Por ka nevojë edhe që ata të cilët janë brenda partisë t’ia thonë kur duhet se është duke gabuar e jo ta mbështesin në gabim e pastaj ta shigjetojnë kur rezultati nuk i ngjet dëshirës. Lulzim Basha nuk është i pagabueshëm. Kush mendon dhe thotë këtë, është ose servil ose budalla. Në të dyja rastet nuk i duhet as dreqit. Por Lulzim Basha aktualisht është i vetmi (hajde diskutojmë nëse doni mbi arsyet pse është i vetmi, kush e ka fajin dhe zgjidhjen) që e udhëheq PD drejtë pushtetit. Lideri i duhur për rrugëtimin tonë pa kthim drejtë rrëzimit të Edi Ramës.

Do votoj për Lulzim Bashën edhe sepse emrat përballë tij nuk më bindin për staturën e duhur të liderit të opozitës. Por jam i bindur që edhe emrat e tjerë në garën më dinjitoze të bërë ndonjëherë në PD dhe që prej saj PD vetëm fiton, në diskursin e tyre duke hequr pjesën e akuzave që nuk rakordojnë me realitetin, kanë material të cilin Basha duhet ta bëjë pjesë të rrugëtimit të tij politik drejtë pushtetit.

Sot PD ka nevojë për bashkim dhe unë ende besoj se ajo e ka shansin e madh dhe e di rrugën për tu bërë NJË, pa asnjë kompleks e pa asnjë axhendë tjetër për t’a rrëzuar pushtetin kriminal të Edi Ramës dhe organizatës kriminale që ai drejton. PD duhet të jetë e hapur për të gjithë të djathtët. Në çdo kohë e me çdo mjet, ne duhet të jemi bashkë për ta shpëtuar Shqipërinë nga murtaja e zezë e Edi Ramës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?