Me Dron: Sulm me tritol në kantinën e Lefter Kokës në Durrës

Aktualitet

Një sulm me tritol raportohet se ka ndodhur në biznesin e deputetit Lefter Koka. Burime për Dosja.al bëjnë me dije një dron i mbushur me tritol ka shpërthyer në kantinën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, 2 netë më parë. Sot është mësuar se shpërthimi ka ndodhur në tarracën e biznesit të Kokës.

Por si ndodhi ngjarja? Policia e Shtetit e raportoi ngjarjen dy ditë më parë, kur u deklarua se një person me inicialet G.M., ka vendosur tritol në biznesin e J.D. Policia nuk e sqaroi në njoftim faktin e zbuluar sot nga mediat se sulmi kishte ndodhur me tritol dhe se biznesi ishte në pronësi të Lefter Kokës. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i arrestuari është Gentian Meta, i njohur si biznesmen dhe pronar i një lokali në zonë ndërsa i proceduar penalisht është edhe vëllai i tij.

Për fat të mirë, nga shpërthimi kishte vetëm dëme të vogla materiale. Në pranga për ngjarjen është vënë 34-vjeçari me inicialet B.Z., banues në Shetaj, Durrës, menaxher i lokalit të personit që vuri tritolin. Menaxheri u shoqërua pasi iu gjet në makinë një armë zjarri me 7 fishekë.

Ky është sulmi i dytë në biznesin e Kokës, pasi i pari ka ndodhur një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Policia është duke hetuar nëse mes dy ngjarjeve ka një lidhje. Lefter Koka është pronari me 88% të aksioneve të kantinës së pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. 

NJOFTIMI I POLICISË PËR TRITOLIN TEK BIZNESI I LEFTER KOKËS:

Durrës. Vendosi lëndë eksplozive në një objekt biznesi, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Vihet në pranga edhe menaxheri i lokalit në pronësi të autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në mjetin e tij Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.  Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit: G. M., 44 vjeç, banues në Shijak. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Në vijimësi të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë dhe shtetasi B. Z., 34 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, menaxher i lokalit në pronësi të shtetasit G. M., pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe vëllai i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Shijak iu gjet një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit G. M., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”; në ngarkim të shtetasit B. Z., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit “dhe në ngarkim të shtetasit A. M. për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

(F.g/dosja.al)

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments