“Bashkohu me ne për të kontribuar në arsimin e lartë!”

Aktualitet

“Bashkohu Me Ne për të kontribuar në arsimin e lartë!”. Kjo është thirrja që vjen nga ministrja e Arsimit Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për postet e Drejtorit të Përgjithshëm apo një prej 11 anëtarëve të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit së Cilësisë në Arsimin e Lartë, ndërsa apeli i Kushit shkon për përfaqësuesit e botës akademike brenda dhe jashtë vendit.

“Thirrje e hapur për të gjithë ata përfaqësues të botës akademike, brenda apo jashtë vendit, për të aplikuar dhe dhënë kontribut si Drejtor i Përgjithshëm apo një prej 11 Anëtarëve të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit së Cilësisë në Arsimin e Lartë (#ASCAL)”, njofton MARS.

Kriteret e aplikimit gjenden në linkun: https://arsimi.gov.al/thirrje-per-anetare-ne-bordin-e-akreditimit-dhe-per-drejtor-te-agjencise-se-sigurimit-te-cilesise-ne-arsimin-e-larte-ascal/ ndërsa aplikimet përfundojnë më 30 qershor 2021.