“Drejtesia si malet” thate Dear Ambassador

Aktualitet

Nga Alba Kepi

Prej 2016, pra plot 5 vite, jemi ne pritje te shohim qiellin mbi mal, por nderkohe qielli mbi qytetin tone eshte mbuluar nga betoni, ajri eshte qelbur nga cimento e toka eshte helmuar nga shufrat e hekurit qe mbajne kullat. Ulini xhamat e zinj te makines qe udhetoni neper Tirane e njihuni me zemren e qytetit. Ndaloni nje cope here aty ku ajo rreh me fort e ngreni koken lart.

As malin e Dajtit nuk do e shihni dot. A eshte kjo drejtesia?A eshte ky korrupsion? A eshte kjo vjedhje e mashtrim? Mafia eshte nje grup njerezish qe me dhune e kercenim mbajne nen kontroll nje territor o nje sektor te ekonomise, duke imponuar rregulllat e saj ne dem te ligjeve te tregut e te shtetit. Quhet MAFIA 2.0, ushqehet me korrupsion e tendera. Pastron drogen e vrasjet. Profesionistet e tyre jane te korruptuarit e sipermarresit e perfshire, qe perbejne zone gri te erret te ekonomise. Bastet per marrje tendera publike e fonde financimesh kombetare e europiane ne sektoret me te privilegjuar te ekonomise, jane raste qe u jepen per te pastruar parate, per te shtuar te ardhurat e per t’u infiltruar ne administraten publike e ne politike.Krimi ambiental i mafias eshte ne rritje.

Krimi ne sektorin e mbetjeve urbane eshte ne rritje.Krimi ne veprat e artit eshte ne rritje. E nuk e them une, por espertet me te mire boteror te luftes kunder mafias. Kjo nuk eshte drejtesia qe Amerika kerkon per shqiptaret! Boll me fjale prej 5 vitesh! Distancohuni Dear Ambassador, nga ushqyesit e ketij krimi, atehere po qe do te besojme se ka nisur te shihet mali. Por nderkohe qielli na ka ra mbi krye e shqiptaret nuk po ngjiten por po rrezohen!

Presim te veproj drejtesia amerikane, te veproj drejtesia shqiptare kunder autoreve te sotem qe i kane hapur keto gropa kulla rrezimi per shqiptaret! Ketu nis ngjitja e majes se malit!

E ketu nis DREJTESIA!

May be an image of tekst
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, people playing sports, ambiente të jashtme dhe tekst
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?