Mbyllet si spital Covid “Shefqet Ndroqi”, i rikthehet funksionit të mëparshëm

Aktualitet

Teksa numri i personave të shtruar si pasojë e Covid është jo më shumë se 30 prej disa ditësh, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që spitali Shefqet Ndroqi ti rikthehet funksioneve të mëparshme.

Mësohet se pacientët që janë të shtruar në këtë spital në momentet që flasim, brenda 2 apo tre ditëve do të transferohen në drejtim të Infektivit, i cili do të jetë dhe struktura që do të presë të gjithë rastet që kërkojnë trajtim spitalor.

Më herët si shkak i uljes së numrit të infektimeve dhe rasteve të rënda të pacientëve me Covid, janë mbyllur dhe dy spitale të tjera, Covid 3 dhe 4.

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 22 raste të reja të infektimeve me Covid, dhe asnjë humbje jete.

“Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive”, njoftoi dje MSH.

(E.K/Faxweb.al)

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments