Besnik Kelmendi: Thirrje Diaspores, Vaksinohuni, para se të filloni sezonin e pushimeve.

Aktualitet Bota Politike Rajoni Shendet

Besnik Kelmendi: Thirrje Diaspores, Vaksinohuni, para se të filloni sezonin e pushimeve. Ai këtë thirrje e bëri duke dhënë edhe shembull personal, duke marr vaksinën anti-Covid, përkatësisht dozën e dytë.

Ju kujtojmë se, Besnik Kelmendi (CDU) është zyrtar i qeveris të Landit Nordrhein-Westfalen, gjithashtu, anëtar i disa komisioneve të ndryshme në CDU Essen, Gjermani

Mesazhi i tij i plotë:

Të dashur
bashkëatdhetar!

Vaksinimi kundër covid-19 është i vetmi mjet me rëndësi jetësore për t’i dhënë fund kësaj pandemie dhe në këtë kontekst dëshiroj ti bëje një thirrje të gjithë Diaspores Shqiptare që në këte sezon verore, para se të marrin masat për të vizituar familjaret e tyre në atdhe të sigurohen që të kene bëre vaksinen kunder Covid-19, sepse sa më i lartë të jete numri i të vaksinuarve aq më pozitive do jetë lufta kundër Covid-19. Të gjithë e dimë se vaksinat kundër covid-19 janë shpresa më e madhe që e kemi se do të na kthehet jeta normale dhe se përsëri do të mund të jemi afër njëri-tjetrit. Ndaj vaksinohu sa më shpejtë.

Unë sot mora dozën e dytë!
Tani është rradha jote!

Shëndet & Mbarësi

Jede Impfung ist besser, als eine Corona-Infektion mit schwerem Verlauf. Daher empfehle ich sich insbesondere vor den Sommerferien impfen zu lassen. Ich habe meine zweite BioNTech-Pfizer-Impfung erhalten.