Politike

Shehaj në Durrës: Nëse Ramën nuk e mundim dot në zgjedhje, atëherë t´a rrëzojmë nga sheshet

Kandidati për Kryetarin e PD-së, Agron Shehaj, gjatë një takimi me demokratët në Durrës, u shpreh se nëse ne do të dalim në konkluzionin se nuk mund të fitojmë zgjedhjet kundër Edi Ramës, atëherë duhet të zgjedhim opsionin për ta rrëzuar me protesta.

Shehaj tha se është i bindur se zgjedhjet me Ramën mund të fitohen vetëm nëse forcohet PD dhe ne do të hapim këtë parti.

“Është e kotë të mendojmë të shkojmë në Parlament, nëse ne jemi të bindur se nuk mund të fitojmë zgjedhjet përballë Ramës, pasi ai përdor bandat. Atëherë hajdeni të mbushim sheshet dhe ta rrëzojmë me forcë, por unë mendoj se zgjedhjet mund t´i fitojmë duke forcuar partinë, duke e hapur atë, duke i dhënë më shumë hapësirë të rinjve”, tha Shehaj.

Ai u shpreh se ka hyrë në garën për postin e Kreut të PD për të fituar, ndërsa tha se pavarësisht rezultatit nuk ka ndërmend të largohet nga kjo parti.

Shehaj vuri theksin në hapjen e PD-së si mënyrën e vetme për të ripërtërirë këtë parti.

“Djegia e mandateve ishte një gabim i jashtëzakonshëm, kam qenë kundër, por nuk kam dalë publikisht për ta kundërshtuar. Koha më dha të drejtë. Djegia e mandateve i dha mundësi Ramës që të ndryshonte Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Gjithashtu kemi bërë gabim që bojkotuam zgjedhjet vendore. Nëse i bëj një kritikë vetes, është ajo që të kisha këmbëngulur më shumë që këto vendime të mos merreshin”, tha Shehaj.

https://fb.watch/5NOn8m1knD/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?