Aktualitet

Rikthehet gjyqi ndaj Saimir Tahirit, caktohet relatori i çështjes

Ish-kreu i Gjykatës për Krime të Rënda, Sandër Simoni është caktuar relatori i çështjes gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më herët relator i çështjes ka qenë Ilir Panda.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë.

Më pas ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar.

Tahiri do të gjykohet për akuzat “Trafikimi i narkotikeve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal””

Kjo çështje pritet të shqyrtohet brenda muajit korrik të këtij viti./ boldnews/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?