Bashkia e Tiranës rrit çmimin e aboneve

Aktualitet

Nga Boldnews.al

Për pak ditë dalin fiqtë e hershëm në treg, njëkohësisht me vendimin e Bashkisë Tiranë për të hequr nga qarkullimi abonetë e përgjithshme, duke detyruar qytetarët që të paguajnë edhe më shumë në ato urbanë që qëndrojnë kapic, pa kushtet dhe orë të tëra në trafik.

Sapo ka shkelur në Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj ka rritur shimëfish çdo taksë dhe tarifë shërbimi, duke rjepur gradualisht buxhetin e qytetarëve. Ashtu po bën edhe me abonetë, duke u bërë njësh me pronarët e transportit urban.
Nuk ka më rëndësi propaganda, zgjedhjet përfunduan dhe tashmë është momenti që laku i tarifave të shërbimit nga Bashkia Tiranë të shtrëngohen edhe më shumë në fytin e tharë të banorëve të kryeqytetit. Punëtorët dhe qytetarët që kanë paga të ulëta janë përdoruesit më të shpeshtë të urbanëve, por tashmë me një të rënë lapsit Lali Eri ua zbraz edhe më shumë xhepat.

Është pikërisht kjo kategori që Lali Eri në propagandën e tij theksonte se ishte si ata një shtresë e thjeshtë, që në adoleshencë ishte detyruar të shiste fiq në trotuarët e qytetit. Pra në atë kohë ishte një hallexhi, ndonëse nuk kishte polic bashkiak si ato të tanishmit që tia merrnin dhunshëm arkat me fiq, ta gjobisnin apo dhunonin. Por koha ka ndryshuar për Lalin e vogël që u bë i madh në pushtet.

Pas rritjes së çmimit të ujit, tarifave të pastrimit, gjelbërimit dhe taksën shtesë të arsimit, Veliaj u bë bashkë me pronarët e autobusave urbanë që e rriti çmimin e biletës, më pas të aboneve dhe tashmë po përdor një tjetër marifet, duke hequr nga qarkullimi abonetë e përgjithshme.

Ka shumë qytetarë që detyrohen të marrin dy linja autobusësh urbanë për të shkuar në vendin e punës dhe nga puna në shtëpi. Zgjidhja për ta ishte sigurimi i një aboneje të përgjithshme që e blinin me 16 mijë lekë të vjetra, tashmë do u duhet që të shpenzojnë deri në 30 mijë lekë të vjetra për të përdorur transportin publik.

Vetë Veliaj hipen në atobus vetëm në rastet kur kërkon të bëjë ndonjë kronikë televizive për ta qarkulluar në çdo media të joshur prej tij, që të krijohet imazhi i rremë se kryebashkiaku është njëri prej nesh. Po ai qarkullon me automjetet e bashkisë, me shofer personal dhe me një shpurë shoqëruesish. Urbanët janë për të rinj të papunë apo me pak të ardhura, për pensionistët dhe punëtorët. Tashmë do të detyrohen që të japin haraçin shtesë, ndonëse kushtet e trasportit publik janë po ata.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments