Spartak Brahos s’i vinte gruaja, Monika i qëndroi mbi kokë”

Aktualitet

Gazetari Bejdo Malo ka treguar një situatë kur Presidenti Ilir Meta i ka shpëtuar zërin deputetit Spartak Braho, i cili aktualisht është anëtar i Komisionit Hetimor për shkeljet e Kreut të Shtetit dhe synon shkarkimin e këtij të fundit.

Në emisionin “Akrtualitet”, Malo tha se Braho që sot kërkon të shkarkojë Metën, i ka harruar të gjitha të mirat që i ka bërë Presidenti. Ai tregoi një episod kur vetë Ilir Meta ka çuar për kurim në Turqi Spatak Brahon për një problem shëndetësor me kordat e zërit.

Pjesë nga biseda:

Bejdo Malo: Po t’i numërosh të mirat që Ilir Meta i ka bërë Spartak Brahos, ore ishte i shtrirë në spitalin gjerman, e mori Ilir Meta në krahë e çoi në Turqi dhe e shëroi. Nuk kishte zë mo, i kishin ik kordat e zërit. Ilir Meta e bëri me zë, ndërsa ky mban thikën në gojë tani.

Featured image of article: “S’i vinte gruaja, Monika i qëndroi mbi kokë”/ Bejdo Malo kujton si e ndihmoi Meta Brahon të shërohej në Turqi, deputeti kërkoi ta çonte me forcë në komision, gazetari: E mori në krahë

Ëngjëll Musai: I ka ndenjë 4 ditë Monika tek koka se nuk i vinte as e shoqja.

Ndërsa sot, Braho është një nga kundërshtarët më të flaktë të Metës. Madje në një nga seancat e Komisionit Hetimor, Braho citoi Kodin e Procedurës penale dhe tha se ishte mjaft dakort që Metën ta sillnin edhe me dhunë në seancë dëgjimore, pasi ai i refuzoi dy herë.