Naim Frashëri si poet i dashurisë

Kulture

I njohur si poet kombëtar e poet filozof, si ndjekës e përçues i bektashizmit dhe një prej figurave më eminente të tij, Naim Frashëri u kujtua nga poetet në qendrën Kombëtare të Librit, qe pa e zhveshur letersine e tij nga qasja ndaj atdheut e filozofise, u i perqendruan te dashuria.

“Ai njihet më së shumti si poet kombëtar por poema më e bukur e dashurisë u shkrua nga Naim Frashëri “, tha profesor Sadik Bejko.

Poema “Bukurija” për Sadik Bejkon përbën një zanafillë të çmuar në letrat shqipe.

“Ai ishte i pari e pas tij shumë te tjerë që që bashkuan në një poemë, Zotin, dashurinë dhe femrën “, tha profesori.

Në 175 vjetorin e lindjes, Rita Petro, Moza Ahmeti dhe Rudolf Marku, u ndalën te vlerat e letërsisë së Naim Frashërit për tij mbi gjuhën, atdheun e fenë.