Pas akuzave, Marilyn Manson i jepet urdhër arresti

Stil/Jetë

Policia në shtetin amerikan të New Hampshire ka lëshuar një urdhër arresti aktiv për këngëtarin Marilyn Manson në lidhje me akuzat e sulmit.

Z. Manson, 52 vjeç, është akuzuar për dy akuza të ndryshme ku njëra përfshinte një videograf gjatë një koncerti në Gilford në 2019.

Në një deklaratë, policia tha se këngëtari dhe agjentët e tij “kanë qenë në dijeni të urdhërit për disa kohë” .

Por ai nuk kishte bërë asnjë përpjekje të kthehej për t’iu përgjigjur akuzave, tha policia.

Deklarata nga Departamenti i Policisë Gilford tha se çdo akuzë mbart një dënim të mundshëm me burg prej më pak se viti dhe gjobë deri në 2,000 dollarë (1,415).

Policia shtoi se sulmet e pretenduara “nuk janë të natyrës seksuale”.

Z. Manson, emri i vërtetë i të cilit është Brian Hugh Warner, deri më tani nuk ka bërë asnjë koment publik për këtë çështje.

Në fillim të këtij muaji ish-asistentja e Manson Ashley Walters paditi  këngëtarin, duke pretenduar sulm seksual .

Ekipi ligjor i zonjës Walters paraqiti një ankesë në Kaliforni.

Menaxhmenti i Z. Manson “ka mohuar me forcë çdo akuzë për sulm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *