Spartak Braho, me dy emra, Tufa: Gjarpri e ndërroi në vitin 1968

Aktualitet

Studiuesi Agron Tufa ka publikuar një dokument ku shihet se Spartak Braho ka ndërruar emrin e tij.

Në një status në Facebook, Tufa, i cili ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Institutit për Krimet e Komunizmit, shkruan se në fëmijëri Braho ka mbajtur emrin Zylyftar.

Sipas Tufës, Braho në vitin 1968 ka deklaruar ndryshimin e mbiemrit, nga Zylyftar në Spartak.

Postimi i plotë i Tufës:

SHKËLQIMI DHE PSHURRJA E SHOKUT ZYLO-SPARTAK BRAHO

I biri i Ibrahim Brahos, partizanit të orëve më të fundit, Zylyftari, nuk e duroi as 17 vjet emrin e gjyshërve. Po nxitonte të rritej me vrull revolucionar në shërbim të Partisë, sovjetizimit dhe kinezërimit të vendit. Ëndërronte për karrierë në drejtësinë e partisë, por si mund të bënte përpara me atë emër anakronik? Zylyftar në shkresa, Zylo e thërrisnin gjithandej. Ia plasën shpirtin. Më kulmin e luftës kundër Zakoneve Prapanike, si mund të futeshe në gjirin e partisë me këtë emër derdimen? Kështu, me 1968 ky gjarpër i ri e la lëkurën e vjetër të emrit në gërxhet e vendlindjes dhe duke veshur emrin e ri proletar – Spartak – zbriti ndë qytet. Ish Zylyftar-Zylo-Spartak Braho dha prova se ishte më qen se qeni, qenërisht kafshoi, qençe jetoi, qençe pëshurr në parlament e, me sa duket, qençe do ngordhë i mbuluar me jargë qeni..

Dokumenti

(f.m/dosja.al)