Nishani: Basha të tregojë a është shantazhuar nga Berisha

Politike

Bujar Nishani deklaroi sot se qëndrimi i Lulzim Bashës për vendimin e DASH për të shpallur Sali Berishën ‘non grata’ ishte një qëndrim hipokrit.

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të ‘Grupi për PD’, Nishani u shpreh se Basha duhet të jetë transparent dhe të tregojë ndikimin që Berisha mund të ketë pasur tek ai.


Mund të deklaroj kudo dhe para kudo kam konstatuar modelin e z. Berisha është një model ndershmërie dhe institucioalizmi. Unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por asnjë çështje tjetër nuk do të cënoj marrëdhëniet e shqiptare me Amerikën. Qendrimi i z Basha ishte hipokrit. Ajo që unë do të shtoj ka të bëjë më reagimin tim ndaj një qëndrimi të zotit Basha. Ne kemi të drejtën për të kërkuar transparencë. Vetë basha duhet ta bëjë tranparencën para shqiptareve. Ka që nga vitit 2013 që në opinion ka pasur diskutim që ai është I ndikuar dhe trysnuar nga Berisha. Ai nuk e ka mohuar kurrë këtë. Ai duhet të dalë sot para demokratëve dhe para shqiptarëve dhe të tregojë a është ndikuar dhe shantazhuar nga Berisha. Basha i detyrohet opinionit publik dhe demokratëve”, tha Nishani.