LSI ankimon në Kolegj Zgjedhor vendimin për Gjirokastrën

Politike

LSI ankimon në Kolegj Zgjedhor vendimin për Gjirokastrën.

Pas rrëzimit të kërkesave nga KAS për shpallje të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun Gjirokastër, LSI paralajmëroi se vendimin do ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.

Ajo e cilësoi vendimin e KAS si vendimmarrje politike.

Në kërkesën ankimore të depozituar në KAS, LSI argumentoi se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht këtë force politike në zgjedhje.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments