Raiola i prish planet Milan

Sport

Tre dit përpara përfundimit të kampionatit dhe më pak se një muaj përpara fillimit të “Euro2020”, e ardhmja e Gigio Donnarumma është ende e paqartë. Tratativat për rinovimin e kontratës me Milan janë të ngrira prej kohësh, kuqezinjtë nuk shkojnë dot përtej ofertës së fundit, 8 milion euro në sezon, ndërsa ekipe si Juve janë të gatshme ti ofrojnë edhe 10 milion euro në sezon. Sigurisht nuk do të ishte e lehtë që Donnarumma të pranonte ofertën e Zonjës së Vjetër pasi edhe bardhezinjtë nuk e kanë të sigurt prezencën në Champions League, një kusht ky i vendosur nga portieri, plus që kalimi tek rivalët e përjetshëm nuk do të pritej mirë nga tifozët.

As

E përditshmja spanjolle AS sjell një variant të ri për të ardhmen e Donnarumma, Mino Raiola i ka ofruar shërbimet e portierit që menaxhon skuadrës së Barcelonës. Laporta e vlerëson shumë portierin e Milan dhe për të siguruar shërbimet e tij është i gatshëm të nxjerr në shitje Ter Stegen. Në çdo rast edhe ky transferim është jo pak i ndërlikuar duke pasur parasysh krizën financiare që ka mbërthyer klubin blaugrana. Një lehtësi e madhe në këtë aspak është fakti që Donnarumma në fund të këtij sezoni mund të largohet me parametra zero.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?