Postimi që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha do të dalë sot në një konferencë për shtyp, në orën 18:00, një ditë pasi u shpall non “grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një profil në Facebook, i përdorur nga mbështetësit e Berishës, me emrin “Shqipëria Fiton”, ka kërkuar që demokratët të mblidhen para hotelit për ta suportuar.

“Çdo demokrat dhe demokrate e ka obligim që sot ne 18:00 të jenë në Tiranë, pranë hotel Rogner për të mbështetur Sali Berishën!,“-shkruhet në profilin e Facebook. Ky postim është bërë viral, por nuk dihet nëse PD ka organizuar vërtetë një tubim në mbështetje të tij. 

POSTIMI I PLOTË:

Çdo demokrat dhe demokrate e ka obligim që sot ne 18:00 të jenë në Tiranë, pranë hotel Rogner për të mbështetur
Sali Berishën!

U shpall non grata nga SHBA, reagon Ish-Kryeministri Berisha