Zgjedhjet për kryetarin në PD, komisioni zgjedhor çel garën

Politike

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka hapur garën për kryetar të PD për zgjedhjet që do të zhvillohen më 13 qershor, duke përcaktuar dhe kriteret për çdo kandidaturë.

Komisioni njofton se kandidaturat do të pranohen deri më 22 maj, ndërsa thekson se ka të drejtë të garojë kushdo që plotëson kriteret statutore.

NJOFTIM I KOMISIONIT ZGJEDHOR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike me vendimin nr. 1, datë 17.05.2021 ka vendosur që të caktojë modalitetet për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të Partisë Demokratike.

Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në:
– kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj;
– kontributit në fushata elektorale;
– kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në;
– aktivizimit në jetën politike e publike të vendit;
– mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe
– reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi.

Çdo kandidat, që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar Formularin e miratuar me vendim të Komisionit.

Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri në datën 22 Maj 2021. Formulari gjendet në faqen zyrtare në internet të Partisë Demokratike ose mund të tërhiqet pranë Sekretarisë së Komisionit.

Për çdo informacion shtesë lutem kontaktoni me Sekretarinë e Komisionit në numrin +355 4 22 76 920.

KOMISIONI ZGJEDHOR
SELIA QENDRORE E PARTISË DEMOKRATIKE
Bulevardi Zhan D’Ark , Nr 11, Tiranë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?