Ministria e Shëndetësisë në Palestinë bën thirrje urgjente, kërkohen dhurues gjaku për fëmijët e plagosur

Bota

 Mbi 1 mijë e 500 persona janë raportuar të plagosur në Gaza, shifër që ka çuar në kolaps spitalet, të cilat kanë hasur probleme të shumta.

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka bërë thirrje urgjente për vullnetarë të cilët mund të dhurojnë gjak në ndihmë të fëmijëve të plagosur. Sipas Aljazeera, spitali Al-Shifa ka mungesë të stafit, të energjisë elektirke dhe të ujit, që vështirson gjendjen në të cilët personat e plagosur ndodhen.

Aktualisht në Gaza janë 212 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit. Mes tyre janë 61 fëmijë dhe Mbi 1,500 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.