PD e bëjmë të gjithë
Skerdjan Dhuli
Ishte e qartë se pas këtij rezultati zgjedhor, sytë e Shqiptarëve do ishin nga PD. Problemi është si erdhëm tek ky rezultat. Ditë pas dite po faktohet edhe zyrtarisht se zgjedhjet e 25 Prillit kanë qenë fund e krye një masakër elektorale e kjo pavarësisht se ishte e pritshme kur përballë ke Edi Ramën, ne nuk e zgjodhëm rrugën e përballjes me të njëjtin mjet me bandën kriminale në pushtet. Në mbledhjet e fundit të organeve drejtuese të PD u thanë shumë gjëra. Më duhet ta pranoj se kërshëria ime në ato mbledhje nuk ishte të dëgjoja personat që mbështesin z Basha, ku hyj edhe unë se pak a shumë janë edhe argumentat që kam unë, po të dëgjoja argumentat e kritikëve. Një parti që nuk ka mendim ndryshe, është një parti e vdekur.
E përbashkëta e të gjithë kritikëve është masakra elektorale. Një konsensus unanim që këto zgjedhje ishin masakruar nga Edi Rama. Atëherë nga ky moment bien diskutimet e tjera. Sepse nuk mund të thuash “edhe na masakruan duke i blerë me bandit, me administratë publike, me presione, me lekë tërmeti etj, edhe t’i thuash kryetarit “ti e ke fajin”.Nuk mundet që regjimin e Edi Ramës ta quash regjim gangsterrësh dhe më pas të pretendosh se ky regjim nuk u rrëzua se nuk ditëm ne. Sigurisht që ka disa qarqe ku duhet bërë analizë i detajuar e zgjedhjeve. Madje edhe ndonjë qark ku kemi fituar. Zgjedhjet lokale janë afër dhe ne duhet të jemi gati.
Po gati prej vërteti jo gati duke gënjyer veten që jemi gati.Kush mendon që Lulzim Basha është i pagueshëm, është ose budalla ose servil. Në të dyja rastet nuk i duhet as dreqit. Por thënë këtë, ne nuk mund ti kërkojmë Bashës atë që nuk jemi gati ta pranojmë vetë. Një pjesë e mirë ju duket utopi hapja dhe sibashkimi i gjithë të djathtës. Ende më në ekstrem kalojnë nëse citon se duhet qarkullim elitash politike. PD ka në gjirin një brez politik të lindur në fundvitet ’80 ose fillimvitet ’90 që janë të gatshëm dhe i plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë elita e re politike e saj e unë nuk do resht duke e thënë. Bashkim i të djathtës dhe qarkullim elitash. Pikë. Ahh, vetëm diçka. Këshilli Kombëtar i PD ka 220 anëtar të zgjedhur dhe 70 kryetar degësh shto edhe deputetët. A mund të jenë të gjithë deputet ? JoPo njëjtë nuk mund të jemë deputet edhe persona të tjerë që janë kritikë ose jo.
Disa nga kritikët e 2017 ishin në lista këtë herë, madje ndonjëri edhe drejtues qarku. Pse ? Sepse kur kritika është parimore e jo personale, bëhet e pashmangshme për t’a dëgjuar e për të mësuar prej saj e natyrisht të bashkëpunosh me të. Kur kritika bëhet për shkak se nuk ishe në listën për deputet, kjo nuk është më kritikë por interes. E ku hyn interesi personal, parimet vdesin. Ne nuk mund ti trajtojmë parimet sipas interesit të momentit. Kur punët personale shkojnë vaj, parimet nuk na duhen. Kur punët personale hasin vështirësi, ulërijmë për parimet e munguara e të mosrespektuara. Partia Demokratike është e të gjithëve dhe në çdo rast rreth saj duhet të bashkohen të gjithë demorkatët dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga e reja. E reja siç është motori i jetës, ashtu është edhe i një partie politike.PD e bëjmë të gjithë bashkë