Erdogan: Izraelit duhet t’i jepet një mësim i merituar

Bota

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike me presidentin e Kirgistanit, Sadyr Japarov kanë diskutuar marrëdhënien dypalëshe dhe çështjet rajonale, përfshirë sulmet izraelite ndaj palestinezëve.

Erdogan tha se është e rëndësishme që edhe Kirgistani të mbështesë Turqinë në fillimin e iniciativave ndërkombëtare në mënyrë që t’i jepet një mësim i merituar Izraelit, i cili sulmoi Al-Aksën, Gazën dhe palestinezët.

Situata tensionuese mes Izraelit dhe Palestinës po vijon në ditën e pestë. Nga raportimet e fundit bëhet e ditur se ka shkuar në 119 numri i personave që kanë humbur jetën, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se operacionet ushtarake izraelite kundër militantëve palestinezë në Gaza do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe grupet islamike kanë për ta paguar rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *