Arian Çani: Shqipëria është nevojtore e Europës
Gazetari Arian Çani e ka cilësuar Shqipërinë si nevojtore të Europës, duke iu referuar vrasjeve të shumta që kanë ndodhur kohët e fundit në vendin tonë.
Ai tha në MCN Tv se situata do bëhet edhe më e rëndë, pasi në Shqipëri nuk është lajm kur dikush vritet.
“Po të hapësh mediat në një moment je i bindur që nuk bën më diferencë se ku ndryshon njëri nga tjetri. A ka interes të merremi me emra konkrete? Mendimi im për fenomenin. Parashikimi im është se ky është vetëm fillimi, situate do bëhet edhe më rëndë Akoma. Europa si kontinent ka nevojë për disa nevojtore. Shqipëria është nevojtore. Deri tani unë këtë kam konstatuar, mund të ndryshojë por nuk kam besim. Kaq intensitet të madh sa këtu nuk ka në vendet e Europës, këtu nuk është më lajm kur dikush vritet”, tha Çani.