Rama: Do spastroj administratën dhe PS-në

Politike

Në mbledhjen e parë pas fitores së 25 Prillit me deputetët e rinj, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ata që nuk e kanë arritur objektivin e vendosur duhet të lirojnë vendin. Kryeminstri u shpreh se të gjithë duhet të mobilizohen që tani për të arritur dy fitoret e radhës në atë të zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2025.

Rama deklaroi se duhet të ngrihet një Komision i Posaçëm për riorganizimin e partisë me anëtarësime të reja. Ndërkohë që u shpreh se në përvjetorin e PS, duhet të paraqitet vizioni për Shqipërinë 2030.

Kreu i qeverisë bëri me dije se qeveria e re do ngrihet fill pas përfundimit të verës.

Edi Rama ka paralajmëruar spastrime në administratën publike, për të gjitha ato raste abuzive ku ka ndikim politika por edhe interesat personale.

Ky është kulmi i ironisë pasi administrata u përdor në mënyrë abuzive gjatë kësaj fushate zgjedhore prej tij. Madje përdorimi i saj u kritikua ashpër nga OSBE/ODIHR dhe nga misioni i SHBA në OSBE.