PD reagon ndaj Ramës: Diversion për të larguar vëmendjen nga masakra elektorale!

Politike

Partia Demokratike reagoi pas deklaratës së kryeministri Edi Rama se, mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën. Rama tha më tej se do të diskutojë me PD-në për zgjedhjen e presidentit të ri, pas shkarkimit të Ilir Metës.

Partia Demokratike shprehet në deklaratën për shtyp se, këto janë diversione për të hequr vëmendjen nga manipulimi i votave.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.