Sulmohet zyra e Armand Dukës, katër persona grabisin kasafortën e presidentit të FSHF-së

Sport

Katër persona të armatosur kanë grabitur rreth 100 milionë lekë të vjetra në zyrën e kompanisë “Aiba”, në pronësi të Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Policia nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 14 prillin e këtij viti.Po ashtu, është konstatuar thyerje e kasafortësh dhe vjedhje parash në zyrën e presidentit të kompanisë, Armand Duka. Sipas dokumentit të publikuar nga “BoldNews”,në total, mendohet se janë vjedhur 75 mijë euro dhe 10 milionë lekë të vjetra, të cilat bashkërisht arrijnë në një vlerë të përafërt me 100 milionë lekë të vjetra.

Në vijim, Policia gjyqësore ka kqyrur kamerat e sigurisë së ndërtesës, të cilat janë të pajisura me sistem video dhe audio. Nga kamerat e biznesit tregohet se autorët e vjedhjes kanë qenë 4 persona, të veshur sportiv, me maska anti-covid në fytyrë, triko me kapuç në kokë.

Policia duket se është e bindur që autorët kanë pasur informacion nga brenda kompanisë, kjo nisur nga fakti që 4 personat nuk kanë humbur kohë brenda godinës, por kanë shkuar menjëherë në vendet ku gjendeshin paratë.Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur asnjë njoftim për arrestimin e autorëve të mundshëm.Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi vetëm një roje të godinës, nën dyshimet për “moskallëzim krimi”.

0 0 votes
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments