Bardhi: Detyra jonë është të merremi me vjedhjen masive të votave

Politike

 Partia Demokratike i është përgjigjur ftesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla që opozita ti bashkohet PS-së në nismën për të shkarkuar presidentin e Republikës, Ilir Meta. Gazment Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD në një reagim për mediat tha se detyra e PD është të merret me shitblerjen e votave.

REAGIMI I PLOTË:

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.