Meta injoron komisionin hetimor: Kam axhendë të planifikuar

Politike

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Ndërsa deputeti Adriatik Alimadhi shtroi pyetjen nëse komisioni është brenda afateve duke qenë se ky parlament përfundon punën e tij në shtator. Deputetja socialiste Klotilda Bushka tha se është brenda afateve ligjore që përcaktohen nga Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

“Ne jemi brenda afateve që parashikon kushtetuta për të trajtuar këtë kërkesë të 49 kolegëve deputetë. Deri në korrik Kuvendi ushtron aktivitetin e tij. Jemi brenda afateve ligjore që përcaktohen nga Kushtetuta dhe Rregulloren e Kuvendit. Sot jemi në shqyrtimin paraprak të një kërkese për shkarkim të pres të Republikës dhe nuk ka asnjë pengesë”, deklaroi Bushka.

Alimadhu tha se komisioni duhet të ketë dy muaj kohë. “Në ligj thuhet 4 muaj para. Ne kemi 2 muaj kohë. A janë të mjaftueshme?”, pyeti ai.

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha se parlamenti ekzistues akoma nuk ka hyrë në 4 mujorin e fundit të mbarimit të kësaj legjislature. “Kërkesa e 49 deputetëve nuk ka hyrë në fazën e 4 muajve të fundit siç e kërkon ligji për komisionet hetimore. Kuvendi nesër do të votojë në seancë për ngritjen ose jo të këtij komisioni hetimor”, tha Manja.

Deputeti i PS Alket Hyseni tha se janë dy parashikime të ndryshme dhe nëse komisioni mund të ngrihet deri më 9 maj është në përputhje me ligjin.

“Parashikimi i parë është kushtetues që ka të bëjë me periudhën 60 ditore nga 9 korriku deri më 9 shtator. Në këtë periudhë parlamenti nuk mund të nxjerrë ligje. Nga ana tjetër kemi një parashikim në ligj i cili thotë që 4 muaj para mbarimit të mandati, komisionet hetimore nuk mund të ngrihen. nëse ne do arrijmë ta ngremë këtë komision para 9 majit ky komision është në përputhje me ligjin. Veprimtaria do të shtrihet deri më 9 korrik”, deklaroi Hyseni.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?