U ndërtuan gjatë fushatës, shemben rreth 20 objekte në Sarandë (VIDEO)

Aktualitet

Policia Bashkiake e Sarandës, me mbështetjen e forcave të Policisë së Rendit, ka filluar ditën e sotme prishjen e disa ndërtimeve, të cilat sipas policisë, janë pa leje dhe mendohet se janë ndërtuar gjatë periudhës së fushatës elektorale.

Burime nga policia njoftojnë se janë rreth 20 objekte të tilla të cilat janë për t’u prishur gjatë këtij aksioni.
Këto ndërtime janë shembur pa përplasje mes policisë dhe pronarëve./abcnews.al/