Mbi 700 mln euro dëm buxhetit nga institucionet në 2020!

Ekonomi

 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në Kuvend Raportin vjetor të performancës për vitin 2020, ku ka evidentuar se në vitin 2020, dëmi ekonomik që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit, llogaritet në 711.8 mln euro.

Në një raport të publikuar në faqen zyrtare të KLSH-së, theksohet se ndarja është në dy zëra ku i pari është dëmi ekonomik prej 17,7 milionë euro si pasojë e shkeljeve dhe abuzimeve nga institucionet dhe 694.1 milionë euro të tjera janë në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, jo vetëm si pasojë e recesionit ekonomik të shkaktuar koronavirusi por edhe edhe nga vendimet e parregullta të marra nga autoritetet.

Dëmi ekonomik i konstatuar nga KLSH në shifrën e 711.8 milionë euro është si rezultat i 145 auditimeve. Në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton edhe mospërputhje për sa i përket shumës së detyrimeve të prapambetura. Kontrolli i Lartë i shtetit konstaton ndër të tjera se  vlera e tyre detyrimeve të prapambetura është 24.4 miliardë lekë, ndryshe nga qeveria që i llogariti 17 miliardë lekë. Më shumë dëme janë konstatuar në dogana dhe tatime.

Pjesë nga Raporti i KLSH: 1 / 7

(Kle.mu./dosja.al)