Basha: 25 Prilli është një masakër elektorale

Politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se PD do të vazhdojë të mbledhë provat e masakrës zgjedhore dhe iu kërkoi mediave që t’ia drejtojnë pyetjet, tri autorëve të masakrës zgjedhore: Ramës – Doshit dhe Rakipit.

““25 Prilli është një masakër elektorale, – tha Basha nga selia e PD, – viktima e së cilës nuk është PD-ja dhe deputetë tanë. Rezultati ynë flet qartë. Besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar të parave të pista të krimit dhe siç tha, Raporti paraprak  i OSBE/ODIHR i shkrirjes së vijave ndarëse të partisë dhe shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve.

Një gjë është e sigurtë: ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen e manipulimit të masakrës zgjedhore, të gjithë kamerat duhet të drejtohente tek dy autorët apo tre autorët: Rama – Doshi – Rakipi. Si i morën votat?!

Si i morën votat me Jurges Çyrben dhe Rrahman Rrahjen e Ilir Drazhin? Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit në familjet kriminale?”