Basha pret në takim shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR

Aktualitet

Teksa kanë kaluar një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i PD Lulzim Basha ka takuar shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.

Misioni i OSBE per vezhgimin e zgjedhjeve po zhvillon një takim të parë me Bashen në PD pas 25 prillit.

Burimet bëjnë me dije se takimi po zhvillohet dhe të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë të PD si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.

Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka shpallur fitoren e PS me 74 mandate  kurse opozita akuzon se në zgjedhje pati probleme.