“Smith Research & Consulting” publikon SONDAZHIN: PD prin ndaj PS, merr 46.1% të votave!

Politike

Kompania zviceriane “Smith Research & Consulting” ka realizuar një sondazh të fundit për zgjedhjet në Shqipëri, rezultatet e të cilit u publikuan në ‘Indeksi Online’.  

Sipas këtij sondazhi të publikuar gjatë mbrëmjes së djeshme, Partia Demokratike me në krye me Lulzim Basha prin para PS-së. Sipas sondazhit, PD merr 46.1% të votave, kurse PS merr 42.4% dhe LSI ka 10.4%.

Gjatë sondazhit janë bërë edhe pyetje tjera, ku  56.4% e të pyeturve besojnë se Lulzim Basha do ta bëjë Shqipërinë anëtare të BE-së, ndërsa vetëm 43.6% mendojnë se Edi Rama do ta realizojë këtë. Po ashtu,  52.5% e përgjigjeve besojnë që Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë për Shqipërinë. 56.2% mendojnë që Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të ri. Për më shumë, shihni rezultatet: 1 / 3

Kompania “Smith Research & Consulting” realizoi një javë më parë edhe një tjetër sondazh për Klan Kosova. Edhe ai nxirrte fitues Partinë Demokratike si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit me 44.7% të votave, 42.5% zgjodhën PS-në ndërsa 11.3% shkuan për LSI-në(kle.mu./dosja.al)