Shqiptarët nuk mund të dëgjojnë dhe pranojnë që Vuçiç dhe Zaev të vendosin për fatin e Shqipërisë

Politike

Nl një nga takimet përmbyllëse të fushatës në Tiranë Fatmir Mediu kandidati me nr 7 për PD-AN theksoj:

Si ka mundësi që Edi Ramës i del në krah dhe i kërkon shqiptarëve që të votojnë Edi Ramën, Presidenti serb Vucic, ai që ishte zëdhënësi i Miloshevicit në masakrën në Kosovë?

Si ka mundësi që ne si shoqëri të mos reagojmë në raport me atë shtet, me ata njerëz, të cilët kanë dashur të defaktorizojnë qëllimet dhe interesat shqiptare? Kjo nuk është e rastësishme, që Vucic dhe Zajev duan Ramën, sepse janë tashmë instrumenta për të defaktorizuar rolin e rëndësishëm që fituan shqiptarët në fillim shekulli, me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Pavarësinë e Kosovës, Shqipërinë në NATO, liberalizimin e vizave, Marrëveshjen e Ohrit, të drejtën shtetformuese të shqiptarëve në Maqedoni, afrimin me Bashkimin Europian të shqiptarëve në Malin e Zi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kjo marrëdhënie nuk është e rastësishme. Kjo rrymë po përpiqet edhe njëherë të minojë çdo interes shqiptar.

Është hera e parë në historinë e këtyre 30 viteve që Brukseli flet hapur dhe qartë, thotë votoni numrin 9, “aleancën për Ndryshim”, por duhet të kuptojmë që jo vetëm shqiptarët, por edhe partnerët tanë në SHA dheEuropë, janë tashmë të lodhur me një qeverisje, e cila vetëm mashtron, një qeverisje e cila vetëm shkatërron, një qeverisje e cila ka mbjellë vetëm korrupsion, një qeverisje e cila ka mbjellë vetëm krim.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Edi Rama mendon që mund të blejë të ardhmen e fëmijëve tanë, mund të blejë mundin dhe djersën e prindërve tanë, mund të blejë dinjitetin tonë, por ne duhet të bashkohemi si asnjëherë tjetër, t`i themi që fëmijët tanë, jeta jonë, e ardhmja jonë, mundi i prindërve tanë, dinjiteti ynë, as nuk shitet, as nuk blihet. Ai është për ne për të ndërtuar lumturinë në këtë vend që e ka falur Zoti.,

Edi rama si askush tjetër në historinë shqiptare, nuk mund të krahasohet me asnjë. Njeri i cili shan, fyen, përbuz çdo njeri të ndershëm, njeri i cili nuk do të dijë për asnjë vlerë njerëzore, politikë nuk ka më, qeverisjen e ka shkatërruar, por do të shkatërrojë dhe atë që është thelbësore në një shoqëri, respektin dhe vlerësimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Prandaj mendoj që është shumë e rëndësishme që urrejtjen, përbuzjen e Edi Ramës, ta kthejmë në dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.

Ne si republikanë besojmë në Zot, por besojmë dhe tek ajo shprehja e famshme “se feja e shqiptarit është shqiptaria”, se pa qenë shqiptar, nuk mund të jesh besimtar, se pa qenë shqiptar nuk mund të jesh krenar, se pa qenë shqiptar nuk mund të bësh dot atë ë ne të gjithë kemi besuar dhe ëndërruar, Shqipërinë Europiane.

Në datën 25 Prill shikoni fëmijët tuaj dhe bëjini një pyetje vetes; a është kjo që keni pritur dhe ëndërruar? A kanë fëmijët tanë, fëmijët tuaj mundësinë për t`u edukuar dhe arsimuar dhe ndërtuar një familje në Shqipëri? Shikoni veten tuaj, burrë e grua; a jemi njerëz që vendosim për fatin tonë?

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Prandaj motra dhe vëllezër duhet të besoni tek vetja juaj, tek këta të rinj dhe të reja që janë e ardhmja, jo vetëm e Partisë Republikane, por e gjithë Shqipërisë, këta që mund ta ndërtojnë dhe do ta ndërtojnë Shqipërinë Europiane.

Prandaj 25 Prilli është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Le të dalim edhe njëherë, ashtu siç kemi dalë në vitet `91-`92, për të shembur diktaturën komuniste dhe kësaj radhe të shembin diktaturën e krimit dhe korrupsionit, të drejtuar nga Edi Rama. Diktatura e krimit dhe korrupsionit nuk ka vend tek shqiptarët. Njerëzit e krimit dhe korrupsionit nuk mund të drejtojnë shqiptarët.

Prandaj në emër të punës, në emër të familjes, në emër të zhvillimit ekonomik, në emër të të ardhmes sonë si komb, të ardhmes sonë europiane, ju ftoj që në 25 Prill të dalim që të gjithë motra dhe vëllezër, të gjithë në një festë të madhe dhe të votojmë numrin 9, “Aleancën për Ndryshim”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Numri 7 nuk është Fatmir Mediu, numri 7 janë këta të rinj dhe të reja, është historia e Partisë Republikane, është historia e të djathtës shqiptare dhe do të jetë padiskutim zëri juaj në Kuvendin e Shqipërisë, jo vetëm për debate boshe, por për hallet dhe problemet që kanë njerëzit.