Rama: Ti tregojmë forcën e karakterit gjithë Shqipërisë

Politike

Kryeministri Edi Rama njofotn sot mbylljen e fushatës elektorale në orën 18:00 në sheshin Skënderbej. Rama falenderon çdo patronazhist që sipas tij është forca e Partisë Socialiste. Rama thotë se sot, PS do ti tregojë Shqipërisë forcën e karakterit.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Europës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4×3=12) është një trokitje në derën e të ardhmes.

Asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit.

Përpara me të gjithë forcën e dashurisë për gjyshet e gjyshërit, prindërit e fëmijët dhe për këtë vend ku duhet të lemë gjurmën e krenarisë sonë për emrin shqiptar

Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t’i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë.