Meta thirrje ndërkombëtarëve: Të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë
Presidenti i Republikës Ilir Meta iu ka bërë një thirrje ndërkombëtarëve, duke iu kërkuar reagime në kohë për incidentet e ndodhura kohët e fundit në vend. Meta tha se do ketë ligj special për çdo njeri që përfshihet në krime zgjedhore.
“Nuk ishte ai që tha Damian duam tërmet dhe në Vlorë. Pse e tha atë, që ku duam t’ia dimë ne për Evropë, për botë, për çdo gjë, absolutisht ne bëjmë tërmet dhe çfarë të duam. Provoje tërmetin! I bëj thirrje ndërkombëtarëve të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë. Në qoftë se nuk do kishin pranuar, nuk do kishin toleruar shkeljen e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit, situata do kishte qenë shumë më e mirë prej kohësh. Në qoftë se do kishim reaguar që atë ditë kur vagabondi i bashkisë së Tiranës porositi që të ushtrohej dhunë në prezencë të Presidentit të Republikës kundër një partie opozitare vetëm se ajo dy ditë më parë kishte nënshkruar një marrëveshje me PD-në, nuk do kishte ndodhur plagosja në Kavajë.
Në qoftë se do kishin reaguar pas plagosjes në Kavajë të dënonin sulmin e banditëve ndaj opozitës, nuk do kishte ndodhur as vrasja dje në Elbasan. I bëj thirrje Ardi Veliut ta marrë seriozisht këtë situatë. Nuk të mbron dot Edi Rama se nuk mbron dot veten. Do përpiqet të shpëtojë me rrethanë lehtësuese, me kartelën. Do na e vërë ne fajin dhe do thotë ç’faj kam unë, isha i çmendur. Do ketë ligj special për çdo njeri që përfshihet në krime zgjedhore. Lufta kundër korrupsionit do jetë e pamëshirshme.
Sot e nesër do i çoj letrat policisë për Durrësin, për Vlorën, për Elbasanit. I porosis kandidatët e opozitës të jenë të kujdesshëm. E ftoj Edi Ramën të reflektojë sa nuk është vonë”, deklaroi Meta.