Banorët e fshatit në Kukës përzënë Safet Gjicin (video)

Politike

Banorët e fshatit Brekie në Kukës kanë përzënë ditën e sotme kryebashkiakun Safet Gjici pasi, truproja e këtij të fundit ka goditur bashkëfshatarin e tyre.

Disa persona të vënë në rresht njëri pas tjetrit kanë krijuar “mur” me trupat e tyre në hyrje të fshatit duke penguar Gjicin që të futet për të zhvilluar me ta një takim elektoral.