Abilekaj përzë Ballën nga emisioni: Kriminalizove Elbasanin dhe po blen vota

Aktualitet

Debat i nxehtë mes gazetarit Enton Abilekaj dhe drejtuesit politik të PS në Elbasan, Taulant Balla, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në mesditë.

Abilekaj ka detyruar Ballën që të braktisë emisionin ‘Open’ ku po diskutohej për krimin e ndodhur.

Abilekaj i ka thënë Ballës së mbështetësit e PS kanë qëlluar të parët me armë.

‘Ti kriminalizove Elbasanin, i dërgove njerëzit që të vriteshin, ti po blen vota në qark’, ishin disa nga akuzat e Abilekajt ndaj Ballës.

“Pse nuk i gjen policia blerësit e votave, sepse policia është bashkëpunëtore e blerjes së votave. Ata njoftuan policinë sapo zbuluan pikën e votave. Ajo që është bërë ka ndodhur në sy të policisë. Ata që kanë shtirë të parët janë mbështetësit e PS-së.

Kjo klimë politike ka një fajtor, ne po themi se kush është vrasësi. Asnjë krim nuk e justifikon vrasjen. Kjo e ka një fajtor dhe ai është ai që ka ngritur një sistem. Ai që ka futur krimin, biznesin në PS, ai që në 2017 mori duke rekrutuar ata që thuhen patronazhistët”, tha Abilekaj.

Pas këtyre akuzave, Balla është larguar duke e cilësuar Abilekajn si vagabond.

© SYRI.net