Politike

Sa na kushton një “bir kurve”?

Nga Gent Strazimiri

Ai e tha prapë! Megjithëse nga përtej oqeanit, ai e përsëriti edhe njëherë qartë dhe pastër: “…nuk ka bir kurve të gjejë paratë e huaja në xhepat e mi!”Këto ndyrësi ua përplasi publikisht në fytyrë qytetarëve të Tiranës, por, pikësëpari, atyre biznesmenëve që flitet të jenë shndërruar në konkubinat e tij financiare, duke bërë apo paguar punë të detyruar në këmbim të një leje ndërtimi, ushtrim profesioni a kushedi se ç’tjetër.Ua përplasi në fytyrë edhe atyre dyqanxhinjve të kërrusur të Tiranës, të cilët duket se i përdhunon për shumë më pak, për bukën e gojës apo edhe një pjesë të saj e, që së shpejti, duket se do të fillojnë të paguajnë edhe taksë për ajrin e sëmurë të kryeqytetit.

Për ironi të fatit, gjithmonë sipas mënyrës së tij, duket të jetë treguar edhe i sinqertë me të gjithë, pasi kurrë nuk gaboi të thotë se në xhepat e tij nuk ka para të huaja, por thjesht se mungon një bir kurve që t’ia gjejë.Me fjalë të tjera, në zhargonin më të ulët të rrugëve të Tiranës, të cilin qytetari i parë i saj e përdor sa herë është ngushtë, thjesht dhe pastër kjo do të thotë se thjesht nuk ka dalë një bir kurve më bir kurve se ai vetë, që të arrijë të rrëmojë në xhepat e tij.Mirëpo, pavarësisht nëse një i tillë ka dalë apo nuk ka dalë, duket se ka ardhur dita që dikush të hedhë një sy në njërin prej xhepave më të përfolur në Shqipëri, madje këtë duket se e ka pranuar si të mirëqenë edhe vetë i zoti.Për më tepër, është angazhuar publikisht që i vetmi bir kurve i përshtatshëm, do të jetë i përzgjedhuri nga ai vetë.Ky duket se veç të tjerash do të jetë edhe i huaj, në mënyrë që “birkurvllëkun” që do të bëjë, të mos e marrë vesh njeri, domethënë njësoj si me “piramidat”, vetëm se atëhere u quajt “transparencë”.

Kjo e fundit, sipas faturave, duhej të kushtonte rreth 6 milionë dollarë, por, në fakt, doli ca më shumë. Se sa më shumë, nuk dihet, por duket se do ta marrim vesh së shpejti, pasi edhe pak ditë dhe pritet të fillojë një tjetër “transparencë” që do bëjë transparencën e transparencës së dosjeve të firmave piramidale.Ajo që dihet deri tani, është se nga paratë e firmave asnjë kacidhe jo vetëm që nuk u shpërnda, por as nuk u mor vesh se ku shkoi. Thjesht paratë u zhdukën, por shpirtrat e trazuar të shqipeve u paqtuan.Kështu pra, sipas planit, së shpejti, një bir kurve që, sipas kryebashkiakut, do të jetë më bir kurve se ai vetë, do të na tregojë se ky bir kurve nuk ka “para të huaja në xhepat e tij”.Duke u nisur nga eksperiencat e mëparshme të përmendura më lart, për gjithë këtë shqiptarëve do t’u duhet të paguajnë jo më pak se 6 milionë euro a dollare, që, gjithsesi, do të jenë edhe më shumë.

Ndërkohë, filmi vazhdon, sepse pas tij do të dalë një tjetër, e pastaj një tjetër që, përpara se të pranojnë të tregojnë xhepat, si bij kurvash që janë, do të kërkojnë patjetër që të jetë një bir kurve që do t’u bëjë “auditimin”, ç’ka do të thotë të tjerë milionë dollarë.Sa shumë na kushtoka një bir kurve!!!! E sa të tillë kemi!*Shkrimi më poshtë është botuar në shkurt të vitit 2003, kur djali i Netës, si bir kurve që është, kërkonte “auditim ndërkombëtar” që do e caktonte ai vetë, “se këtu s’kishte bir kurve ta proçedonte”…! Gjeni ndryshimin!!!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?