Rama vazhdon vetëm me fyerje dhe humor bajat

Politike

Kryeministri Edi Rama vazhdoi fushatën negativiste vetëm me fyerje dhe batuta bajate. Në mungesë të një bilanci të qartë për tetë vitet në pushtet, Rama vazhdoi sulmet ndaj kundërshtarit nga Kruja.

“Djathtas me Lulin? Po pse, kanë kohë akoma burrat e Krujës që të luajnë me kukulla? Me kukullën që e kurdis Ilir Meta me Saliun? Atë Saliun e kanë merak, nuk duhet me ua prek atë. Se ai është njeriu që ju solli demokracinë. Po, po, Noc Rrokun!”, tha Rama.

Ndërkaq duke iu referuar kreut të shtetit Ilir Meta, kryeministri tha se nuk është faji i patronazhistit që ai shkon me kapuç në kokë në fund të Gjirit të Lalzit.

“Likja vdes për video, edhe i duket sikur të gjithë i bëjnë video, ça faji ka patronazhisti kur presidenti shkon me kapuç në kokë në fund të Gjirit të Lalzit sikur është ai Hamit Matjani që zbriti në Divjakë. President më kapuç në kokë, diversant, edhe thotë fuksat. Aty edhe më i mbarumi të jetë, kur sheh presidentin, do t’ia bëjë një foto. Thotë fuksat! Edhe i mbarumi thotë të bëj një foto! Ai i shkreti ka shkuar të bëjë selfie, por ka thënë lëre se më kap diversanti”, tha Rama.

Kurse për Bashën, Rama tha: “Por kur boni ata që tha thyva rekord, e bona brenda ditës nga Saranda në Tropojë. Po pse mo ç’a, çiklist është ky, çiklist? Ç’a rekordi është ky? U nisa nga Saranda në Tropojë dhe theva rekordin, rekordin e kujt? Si Saliu njësoj thoshte thyeva rekordin e notit. Not vetëm, tek pull në det, tu nejt në ujë dhe nxirrte në Facebook sot ndenja 2 orë e 40 minuta në ujë. Po ka rob normal që rri 2 orë e 40 minuta në ujë tu fol me vete. E thyva rekordin thotë. Po normal që do ta thysh që u thyfsha unë nga të qeshmet. Faleminderit shumë se nuk mbarojnë këta”.