Luçiano Boçi, dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Politike

Kandidati i PD, Luçiano Boçi, ka dhuruar sot gjak për fëmijët talasemikë. Nismës së tij i janë bashkuar edhe familjarët dhe shtabi elektoral i PD.

Sipas përfaqësuesit të degës së Kryqit të Kuq në Elbasan, Ened Llapushi, Kryqi i Kuq në Elbasan nuk e ka ndalur punën edhe në kohë fushate. Kjo për shkak se fëmijët talasemikë nuk presin dhe kanë nëvojë për ndihmë.

Kandidati i PD-së, Luçiano Boçi ka shprehur gatishmërinë e tij dhe sot ka dhuruar gjak në ndihmë të tyre. Një nga antarët e shtabit të tij elektoral ka një fëmijë që vuan nga talasemia.

Pasi dhuroi gjak kandidati Boçi u shpreh se: Shtabi i PD ka qenë i gatshëm për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Duke u ndalur në aktualitetin e fushatës Boçi nuk e ka përjashtuar faktin se gjatë ditës së zgjedhjeve nuk mendohet, por parashikohet të ketë incidente. Edi Rama po gjakos zyrat e PD.

Kësaj nisme i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë të cilët janë duke dhuruar gjak. infowebtv