Deputeti i dekriminalizimit, kërkon sërish votën në Tiranë

Politike

Nga Mina HYSA

Kanë mbetur 10 ditë nga dita ose data kur shqiptarët para kutive të votimit do të vendosin jo vetëm për fatet e tyre në 4 vitet që vijnë, por edhe për një kthesë të fortë politike sa i përket ndryshimit të pritshëm post-tranzicion. Çdo ditë që kalon, rrit uraganin opozitar dhe qytetar drejt kutive të votimit, bashkon shqiptarët kundër së keqes, ndaj 25 prilli do të jetë një festë e demokracisë. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha si kryetari saj, lider i opozitës dhe kryeministër i ardhshëm, shkon para shqiptarëve me një program të qartë, me një vizion për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE. E kush më mirë se Basha, një politikani sprovuar, i shkolluar në Perëndim, mund ta bëjë një gjë të tillë. Si garanci për një qeverisje të mirë, Lulzim Bashaka edhe ekipin. Krah vetes Basha ka një listë të kandidatëve për deputetë me emra të spikatur politikë me kontribute të jashtëzakonshme në struktura, por edhe profesionistë të fushave të ndryshme që nuk gjenden në këtë listë. Ka njerëz guximtarë që janë përballur me të keqen, kanë ngritur zërin fuqishëm sa herë janë ndeshur më të. Kanë prodhuar opozitë të pakompromisë kundër Rilindjes këto 8 vite duke u përballur edhe me banditë të futur në Parlament.
Njëri prej tyre është Gent Strazimiri, i caktuar për të bërë fushatën elektorale dhe për të kërkuar votën e zgjedhësve në Njësinë nr.7 në Tiranë.
Për çdo aksion politik, për çdo fjalim energjik opozitar dhe nismë ligjore në Parlament, koha i ka dhënë të drejtë. Gent Strazimiri, një qytetar 24-karatësh, mban numrin 19 në listën e Partisë Demokratike Tiranë, por Genti nuk është numër, ai është histori në këtë parti, jo vetëm për kohën që i është bashkëngjitur, por edhe për çfarë ka prodhuar politikisht duke e merituar besimin e dhënë nga qytetarët me votë për ta çuar në Kuvendin e Shqipërisë. Genti i është bashkëngjitur PD-së që në rininë e tij. Të gjithë e mbajnë mend me pantallonat e shkurtra, energjik, energji që e shoqëron dhe sot. I ka dhënë forcës politike së cilës i përket sa ka mundur dhe më të mirën e tij pa u kursyer, duke ruajtur edhe integritetin. Genti i ka ngjitur shkallët e karrierës një nga një, gjithçka ka marrë e ka merituar. Ata që e njohin, e dinë se ai, veçse një njeri i komunikueshëm, është edhe një person që merr përgjegjësi, nuk di t’u shmanget atyre qoftë edhe kur përballet me rreziqe. E ka treguar këtë në politikë, qoftë me strukturat partiake në raport me anëtarësinë, ashtu edhe në Parlament, ku nga foltorja ka denoncuar pa kompromis, me zë dhe figurë, Rilindjen si të lidhur me krimin. Qytetarët janë dëshmitarë për këtë. Fjala e dhënë për Gentin është një peshë e rëndë mbi shpatullat e tij, ndaj ka bërë çmos që duke qenë aktiv në politikë, ta mbajë atë sidomos në raportet me qytetarët, pavarësisht bindjeve politike.

Kush është Gent Strazimiri?
Është lindur, shkolluar dhe të gjithë karrierën e ka në Tiranë. I është bashkuar PD-së prej themelimit dhe brenda saj ka pasur aktivitetin politik të pandërprerë duke e nisur që nga Forumi Rinor i PD ku në vitin 1996 u zgjodh zv.kryetar i FRPD dega Tiranë dhe më pas në vitet 1998-2000 kur u zgjodh kryetar i FRPD. Në vitin 2001 ishte zëdhënës i koalicionit opozitar “Bashkimi për Fitore”, si dhe në vitet 2002-2005 këshilltar i kryetarit të PD-së. Karriera e Gent Strazimirit vijon ngritjen ndër vite, falë kontributit profesional dhe politik dhënë në terren kurnë vitet 2005-2009 ishte sekretar i PD-së. Genti, një dibran i lindur në Tiranë, me profesion jurist,  zotërues i 5 gjuhëve të huaja, vjen nga një familje e madhe. Është pasardhës i Ismail Strazimirit (1868-1943),  një patriot, influencues dhe veprimtar i spikatur i lëvizjeve kombëtare e demokratike shqiptare të fillimit të shekullit XIX.

Genti ndër vite do të kishte dhe detyra të ngarkuara si i zgjedhur, por edhe i emëruar. Ka ditur t’i kryejë mësë miri ato me profesionalizëm, por edhe dinjitet duke mos u atakuar si nga kundërshtarët ashtu edhe nga qytetarët. Në vitet 2007-2009 ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak dhe zv.ministër i Brendshëm. Strazimiri në postin e zv.ministrit të Brendshëm është i njohur për tolerancën e tij zero ndaj krimit në Shqipëri,  për kontributin konkret për të luftuar trafikimin e narkotikëve, trafikun e armëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Në vitin 2009 Genti do të zgjidhej deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe prej atij viti është edhe anëtar në Këshillin Kombëtar të PD.
Si deputet, Strazimiri do të ishte aktiv në problematikat e dekriminalizimit nismëtar i këtij procesi, ku nga foltorja e Parlamentit do të denonconte drejtpërdrejt mazhorancën socialiste si të lidhur me krimin duke u ndalur tek emra konkretë.

Është ky moment që spikat te Strazimiri si i zgjedhur opozitar, por ai ka ditur dhe e ka justifikuar mësë miri besimin e zgjedhësve. Sipas monitorimeve të pavarura, rezulton si deputet produktiv sa i përket: nivelit të efektivitetit, diskutimeve në Kuvend, angazhimit në publik dhe në komisionet parlamentare, por edhe votimit të akteve, kur ai ka pasur bindjen se ato janë një interesin qytetar. Në zgjedhjet e 25 prillit, më të rëndësishmet prej rrëzimit të komunizmit, Gent Strazimiri është sërish kandidat i PD për deputet në Tiranë i caktuar për të mbuluar fushatën në Njësinë nr.7 në kryeqytet. Entuziazmi, jo vetëm në strukturat e PD, por edhe te qytetarët, tregon për një fitore të Partisë Demokratike në këto zgjedhje parlamentare. Gent Strazimiri është mjaft aktiv që së bashku me të rinj dhe struktura të tjera të PD po trokasin derë më derë te qytetarët për t’u kërkuar votën për nr.9 më 25 prill si shpresë për të ardhmen, votë për ndryshim.

Në çdo takim shihet shumë optimizëm për fitoren, tregues ky i një fitoreje të thellë jo vetëm në Njësinë nr.7, por në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë dhe siç thotë Gent Strazimiri:  “Rezultati do të jetë jo më pak se 1 milion shkelma nga socialistë dhe demokratë të bashkuar në një akt patriotik, atdhedashurie, për t’u çliruar nga e njëjta bandë gjobëvënësish”.Vota e qytetarëve të Njësisë nr.7, e qytetarëve të Tiranës për nr.9 është shumë e rëndësishme për fitoren e PD, ndaj kjo mbështetje do të siguronte një rezultat spektaklolar që do ta çonte edhe Gent Strazimirin në Parlament. Zoti Strazimiri po punon për këtë fitore, falë edhe simpatisë që gëzon në struktura. Situata është shumë në favor dhe fitorja duket se po troket.

Më 25 prill, Gent Strazimiri pret dhe ka garancinë që përçohet në takimet elektorale që kjo mbështetje që gjen te qytetarët të reflektohet në kutitë e votimit, të reflektohet për të dhe PD-në.